Forca e këtij sporti që të bashkojë botën është vënë në pah sërish, kësaj here nga ylli i Arsenalit, Mesut Ozil.
Ish reprezentuesi gjerman përmes një gazetari të njohur, Eric Njiru, ka zbuluar se një fëmijë në Keni mban një fanellë të vjetër të Arsenalit, në të cilin shkruhej emri i Ozilit me stilolaps.
Ky rast, ka emocionuar Ozilin, që nuk ka mundur të mos veprojë.
Ozil, ka arritur të gjejë identifikojë këtë fëmijë, dhe të bëjë një gjest të mrekullueshëm, për t’i dërguar atij dhe vëllezërve të tij fanellat e Arsenalit, dhe veshje të tjera sportive.
Gjest vërtetë i mahnitshëm.