Ozil nuk e “di të ardhmen”, por dëshiron të rri në Arsenal

0

Fituesi i Botërorit është pyetur për prezencën e tij në Emirates Stadium, ndërsa është shprehur i lumtur me rikthimin e Mikel Artetas. Mesut Ozil pret që ta përfundojë kontratën e tij në Arsenal por ka pranuar se ai “nuk e di të ardhmen e tij”, pasi që shpesh në qendër të thashethemeve për t’u larguar në të kaluarën. Fituesi i Botërorit ka kontratë me Gunners deri në verën e vitit 2021.

“Pas këtij sezoni e kam edhe një vit tjetër, kështu që pas kësaj do ta di për shkak se nuk e parashikoj të ardhmen”, ka thënë ai i pyetur nga “National”, transmeton GazetaExpress, përcjellë gazeta Koha.

“Ajo që dua ta bëj është të jap gjithçka për këtë skuadër, për vetveten, që të jemi të suksesshmë por le të shohim çfarë do të ndodh. Ajo çfarë di është se do të bëj gjithçka për këtë klub, për shokët e skuadrës. Ne kishim një sezon të vështirë, por ne dëshirojmë të fitojmë përsëri, të marrim pikë, ndoshta të jemi edhe në top 4 në fund të sezonit. Qëllimi i jonë është të jemi në Ligën e Kampionëve. Këtë vit ne kishim situata të vështirë, por mendoj që ne ishim të mirë në njëfarë mënyre”, përfundoi Ozil.

Comments are closed.