Mesut Özil është kthyer në një problem tek Arsenali. Lojtari gjerman, më i paguari në ekip, ka humbur nga formacioni. Flitet se ai nuk po kalon një formë të mirë sportive, ndaj klubi i Londrës ka menduar edhe për ta huazuar. Një opsion, që futbollisti nuk e pëlqen aspak. Të premten vonë ai hodhi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, duke shpjeguar situatën.
“Kur filloni të mbështesni një klub futbolli, nuk e bëni këtë për shkak të trofeve, të një lojtari apo historie. Ju e mbështesni atë, sepse e keni gjetur veten atje; gjetët një vend, të cilit i përkisni”, – shkruan gjermani, duke cituar Dennis Bergkamp, mitin e madh të “Topçinjve”.
Unai Emery ndihet shumë i frustruar me Ozil, pasi ka provuar gjithçka për ta rikthyer në formën e tij të madhe për ekipin. Përveç emërtimit si kapiten, trajneri spanjoll i ka dhënë disa mundësi. Megjithatë, Ozil nuk e ka merituar ende formacionin titullar.
Këtë sezon, ai nuk ka marrë pjesë në gjysmën e ndeshjeve të Arsenalit. Në fillim të dhjetorit pati probleme lëndimesh, ndërsa këtë javë ishte gati të luante, por Emery nuk e aktivizoi ndaj Bate Borisov për asrye taktike.