Fantazisti i Arsenalit, Mesurt Ozil i ka dhënë funde beqarisë me një ceremoni martesore të zhvilluar në kryeqytetin turk, Stamboll.
Ozil u martua me Amine Gulse, në një dasmë tradicionale turke, ku nuk munguan as curlet e daullet, instrumente muzikore gjerësisht të përdorura edhe në vendin tonë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Ozil tregon talentin e tij edhe në kërcim, përveçse në përdorimin e topit. Vlen të theksohet se Ozil pati deklaruar javën e kaluar që të ardhurat nga dasma, do të shkojnë për bamirësi.