Ozil drejt SHBA-ve ose Turqisë

27

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni edhe pse ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021. Mesut Ozil duket se është duke i kaluar javët e fundit në fanellën e Arsenalit, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Futbollisti turk me pasaportë gjermane po mendon ta nisë një eksperiencë të re në karrierë.

Sipas mediave britanike, ish-përfaqësuesi gjerman mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Turqi.

Veterani i mesfushës ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por ai nuk pritet ta respektojë atë deri në fund.

Ish-futbollisti i Werder Bremenit dhe Real Madridit është duke i shqyrtuar ofertat që i kanë ardhur.

Ai nuk e ka treguar sa duhet veten gjatë këtyre viteve në “Emirates Stadium”.