Mesut Ozil habiti të gjithë opinionin sportiv me ndryshimin drastik që bëri në pamjen e tij, teksa u shfaq me flokë të bardha në stërvitjen me Arsenalin. Reagime të shumta pati rreth fantazistit, shumica prej tyre ishin negative. Gjithsesi nëpërmjet një video Ozil zbuloi se e gjithë kjo lidhet me një bast të vendosur me sulmuesin Alexandre Lacazette.
https://twitter.com/i/status/1151374796094967808
“Humba një bast, më saktë ne humbën një bast ndaj Laca. Sda e goditjes së traversës. Unë, Kolasinac dhe Shkodran Mustafi, ne humbën të gjithë bashkë”, shpjegon Ozil.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Mustafin dhe Kolasinac, a do ta respektojnë edhe ata bastin dhe të bëhen biond?