Oxfordi i pari, britanikët në krye të listës

Oxfordi rizgjidhet universiteti më i mirë në botë. Për të tretin vit radhazi të listës botërore World University Ranking 2019 kryesohet nga universiteti prestigjioz britanik, dhe ndiqet nga një tjetër i tillë, ai  Cambridge. Ndërsa në vendin e tretë për këtë vit pozicionohet universiteti amerikan i Standford, që ndiqet nga Instituti i teknologjisë MIT, ai i Kalifornisë dhe Universiteti Yale.

Në klasifikim, SHBA dhe Britania janë vendet  më të përfaqësuara në listën e 200 universiteteve më të mira në nivel global. Gjithsesi Evropa është ende një faktor kyç në cilësinë e  studimeve  akademike, pasi ato zënë pothuajse gjysmën e universiteteve më të mira në botë, të paktën në listën e 200 të parave.