Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje që të kthejë në klub Marc Overmarsin. Gjatë periudhës sa ishte tek Arsenal, Overmars realizoi 38 gola në 141 paraqitje. Sipas “TuttoMercatoWeb”, Overmars – që aktualisht është drejtor sportiv tek Ajaxi në Holandë – do të kalojë në stafin e Arsene Wengerit.
44-vjeçari ka qenë drejtor sportiv te Ajaxi që nga viti 2012, ndërsa pati edhe përfshirje si trajner te të rinjtë e klubit.