Tubim parazgjedhor në Dibër mbrëmë mbajti koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-Uniteti) në të cilin janë prezentuar kandidati për kryetar komune, Shkëlqim Xhafa dhe lista e kandidatëve për këshilltarë.
Para të pranishmëve fjalim pari lideri i Unitetit, Gzim Ostreni i cili dërgoi kritika të ashpra ndaj partnerit të koalicionit të deridjeshëm Zijadin Sela, për të cilin tha se një javë para se të fillojë fushata zgjedhore, partia e tij LR-PDSh, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca e Shqiptarëve” e ka regjistruar si parti Aleanca për shqiptarët që më pas Sela të ofrojë program për parlament dydhomësh në Maqedoni.
“Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomësh, ndërsa paralajmërimet e tilla janë vetëm dëshirë që të vijë deri tek përleshjet e reja dhe t’u jepet mundësi VMRO-DPMNE-së dhe të tjerëve të thonë se shqiptarët janë fajtorë për gjithçka në Maqedoni”, porositi Ostreni dhe theksoi se ndarjet në rrugën drejt BE-së janë të dëmshme.
Në tubimin në Dibër u promovua edhe kandidati për kryetar komune Shkëlqim Xhafa. Ai theksoi se në Dibër duhet të ndalojnë punësimet partiake dhe të ketë depolitizim të administratës. Ai gjithashtu dërgoi kritika të ashpra për pushtetin aktual lokal në Dibër, lidhur me, siç tha, gjendjen katastrofike në deponi dhe pakujdesinë për mjedisin jetësor.
Para të pranishmëve u prezentua edhe lista e kandidatëve për këshilltarë, bartëse e së cilës është Munire Dumani.