Osmani: Zgjedhjet korrekte dhe formim i shpejtë i institucioneve do të ndikojnë në dinamikën e negociatave

26

Shkup, 2 korrik – Dinamika e negociatave me BE-në do të ndikohet nga zgjedhjet e ndershme dhe konkurruese më 15 korrik dhe formimi i institucioneve politike menjëherë pas zgjedhjeve dhe konsensusi, me qëllim që fillimi i negociatave të na gjejë të gatshëm, deklaroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot në një konferencë për shtyp.

“Kur unë dola me kërkesë deri te presidenti Pendarovski për të thirrur një mbledhje të liderëve për konsensus, ende kishte kohë për atë. Tani, dy javë para zgjedhjeve, duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve dhe menjëherë pas kësaj duhet të mbahet mbledhje e liderëve. Unë mendoj se dinamika e negociatave do të ndikohet nga dy gjëra. Së pari, këtyre 15 ditëve, pjekuria jonë politiko-demokratike për të organizuar zgjedhje të ndershme, konkurruese dhe së dyti, nëse menjëherë me 16 korrik, prioriteti ynë do të jetë  formimi i institucioneve politike dhe konsensusi me qëllim që të na gjejë të gatshëm fillimi i negociatave. Kjo është shumë e rëndësishme sepse çdo ditë humbje pas zgjedhjeve në formimin e institucioneve politike do të ndikojë në dinamikën e fillimit të negociatave sepse afatet janë të tilla”, tha Osmani kur u pyet nëse vonesa në formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve mund të ndikojë në këtë proces dhe pse nuk u konvokua takimi i liderëve.

Në lidhje me ligjin për mbrojtjen dhe parandalimin e diskriminimit që është anuluar dhe nëse do të jetë i pari në rendin e ditës të parlamentit të ri, Osmani tha se kjo çështje u ngrit së fundmi në një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së nga ana e ambasadorit holandez dhe theksoi se ekziston një vullnet për këtë.

“Nuk ka asnjë dilemë në vullnetin politik, për atë ligj, por ishte një çështje teknike që theu ligjin dhe do të jetë një nga zgjidhjet e para para parlamentit të ri”, tha zëvendëskryeministri Osmani.

Comments are closed.