Shkup, 14 mars – Zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të jenë korrekte dhe demokratike, pa vërejtje edhe më të vogla të cilat mund të hedhin hije të errët. Ato duhet të jenë garë në të cilën do të fitojë më i miri. Ajo do t’i tregojë maturinë dhe kapacitetin demokratik të shtetit, nga çka në pjesë të madhe do të varet edhe sjellja e vendimit të Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së për fillim të negociatave për anëtarësim në Union, vlerësuan zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.
Shteti, tha Osmani pas takimit të sotëm në hapësirat e KSHZ-së, është nën llupë të vendeve anëtare dhe të Komisionit nëse ka kapacitet demokratik të zbatojë zgjedhje korrekte dhe mendoj se nga përshtypja që do ta japim për ekzistimin e kapaciteteve të tilla do të varet shumë se si do të jetë vlerësimi në qershor.
“Publikisht u bëj thirrje të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor, sepse KSHZ është organizatori, Qeveria i siguron parakushtet e domosdoshme, por megjithatë, çdo faktor, çdo parti politike, çdo qytetar duhet ta dijë vlerën e momentit në të cilin mbahen zgjedhjet. E rëndësishme është se kush do të jetë president, por, ende më e rëndësishme në këtë proces është nëse do të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike pa devijime, probleme dhe vërejtje”, tha Osmani.
Zgjedhjet, citon Osmani, mbahen në momentin më të mirë ose më të keq për shtetin, sepse do të përfundojnë një muaj para sjelljes së vendimit për negociata me BE-në.
“Nëse zgjedhjet janë të mira vendet anëtare më lehtë në mënyrë konsensuale do ta sjellin vendimin për fillim të negociatave, ndërsa më e keqe është që edhe gabimi më i vogël do të shumëzohet me dhjetë ose me njëqind herë dhe do të jetë nën llupë të vendeve të cilat do të vlerësojnë nëse ky shtet ka kapacitet të inkuadrohet në familjen e tyre”, tha Osmani.
Derkovski pajtohet se procesi zgjedhor duhet të kalojë edhe pa vërejtjet më të vogla dhe se ato si institucion do të bëjnë gjithçka që ajo të realizohet.
“KSHZ është organ shtetëror i cili do të bëjë gjithçka në suaza të kompetencave ta organizojë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme, por deri te të gjithë faktorët apelojmë të kenë kujdes që ky proces pa ndërprerë të kalojë dhe të hidhet çfarëdo lloj njolle. Zgjedhjet janë garë konkurruese politike në të cilën duhet të fitojë më i miri, përkatësisht ai i cili ka platformë dhe program më të mirë politik”, tha ai.
Në atë drejtim, tha, shkojnë edhe informatat se lista zgjedhore është në rregull dhe se nuk do të ketë probleme me të.
“Nuk ka fantomë në Listën zgjedhore, siç kishim shprehi të tregojmë. Në të janë shkruar të gjithë shtetasit të cilët janë të moshës madhore dhe kanë të drejtë të votojnë”, tha Derkovski.
Në suaza të kontrollit publik, ai përfundoi sot rreth 60.000 qytetarë kanë bërë kontroll nëse janë në listë ose jo ose sërish për regjistrim të ndryshimeve të caktuara të të dhënave personale.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë paditë penale për referendumin në vendvotimet ku ka pasur dyshime se ka pasur mbushje të kutive Derkovski përkujtoi se ato i ka parashtruar partia VMRO-DPMNE dhe se prokuroria e KSHZ-së ka kërkuar të dhëna dhe materiale adekuate, të cilat Komisioni ua ka dorëzuar.