Shkup, 21 mars – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me drejtoreshën e Organizatës ndërkombëtare për përforcimin e bashkëpunimit rajonal në sferën e administratës publike në Ballkanin Perëndimor (ReSPA), Ratka Sekuloviq.
Në takim, Osmani potencoi rolin e rëndësishëm të ReSPA-s në periudhën e ardhshme, që, krahas përgatitjes standarde të administratës në procesin e Stabilizim dhe Asociimit, aktualisht kanë edhe rol të rëndësishëm në asistimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgatitjen e tyre për implementimin e gjashtë iniciativave të Komisionit Evropian, së fundmi botuar në aneksin e Strategjisë për zgjerim 20-25, njofton Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së RM-së.
“Pres mbështetje të fuqishme nga ReSPA, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane, si trup bartës për koordinim me proceset lidhur me iniciativat e Strategjisë së Komisionit Evropian”, theksoi Osmani.
Në vazhdim, Osmani informoi edhe për pritjet e Maqedonisë nga Raporti i prillit, duke theksuar aspiratat tona për rekomandim të pastër nga ana e Këshillit Evropian në qershor. “Maqedonia shpreson në hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Evropian, që paraqet sfidë të madhe për administratën tonë, si dhe për të cilën presim mbështetje dhe ndihmë nga shërbimet dhe platforma për shkëmbim të cilën e ofron ReSPA”, theksoi ai.
ReSPA është projekt që financohet nga Bashkimi Evropian, vendosja e së cilës mbështet krijimin e sistemit të përgjegjshëm, efikas dhe profesional për administratë publike në vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt aderimit në BE.