Osmani vendosi lule para shkollës “Vladislav Ribnikar” dhe bëri homazhe për viktimat e vrasjes masive
Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ndodhet në Beograd, vendosi lule para shkollës Vladislav Ribnikar dhe bëri homazhe për viktimat në vrasjen masive që ndodhi më 3 maj, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Të gjithë i ndjejmë këto ndryshime. Përballë kësaj tragjedie të paimagjinueshme, është thelbësore që ne të bashkohemi për të ndarë humbjen dhe dhimbjen dhe për të mbështetur ata që janë më të prekurit. Vetëm në këtë mënyrë do të konfirmojmë se jemi të gatshëm që në të ardhmen të mos ndodhin incidente të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.
Sipas tij, e pamatshme është dhimbja që ndjejnë familjet, jetët e të cilëve u ndryshuan përgjithmonë nga ky akt, por ata, thotë Osmani, nuk janë vetëm.
“Së bashku me OSBE-në i ofrojmë ngushëllim, forcë dhe solidaritet kombit të bashkuar në pikëllimin kolektiv. Kujtimi i viktimave le të jetë nxitje për të gjithë ne që të punojmë shumë për një të ardhme më të sigurt, ku shkollat janë simbol i dijes dhe miqësisë, tha Osmani.