Shkup, 18 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kishte takim me Ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonie. Tema kryesore e takimit mes Osmanit dhe Timonie ishte vizita e Osmanit në Paris, ku Zëvendëskryeministri do të takohet me Ministren për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Europiane të Francës, Natali Loazo, pas saj me Emanuel Lenan, Këshilltar në Kabinetin e Kryeministrit Filip dhe me Sabine Tilae, Kryetare e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvendin Nacional. Osmani theksoi se në takimet do të diskutoj për procesin e integrimit europian të vendit, implementimin e Planit 3-6-9, si dhe shmangien e pengesave që Republika e Maqedonisë i kishte në rrugën europiane dhe euro-integruese. Osmani Timonies i theksoi se në Paris do të përpiqet për hapa konkrete nga ana e Francës dhe vendeve tjera anëtare të Unionit, por të cilat do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës europiane të Republikës së Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Timonie hapën temat aktuale, në veçanti lidhur me zbatimin e zgjedhjeve lokale. Bashkëbiseduesit vlerësuan se zgjedhjet kaluan në mënyrë të rregullt, e cila u vërtetua edhe nga misioni monitorues i OSBE/ODHIR dhe nga monitorues të tjerë relevant të zgjedhjeve, të cilët dolën me vlerësim se kishim zgjedhje të drejta, kredibile dhe të besueshme, si në pjesën e organizimit të ditës së zgjedhjeve, ashtu edhe në pjesën parazgjedhore, në të cilën partitë dhe kandidatët kishin mundësi lirshëm ti promovojnë programet, politikat dhe kualitetet e tyre.