Shkup, 11 qershor – Sundimi i së drejtës është bazë për një shoqëri demokratike dhe bashkëkohore dhe njëherësh është arritja më e madhe e këtij procesi edhe për qytetarët. Këtë e theksoi sot zëvendëskryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takim me ekspertët nga misioni TAIEX-it (Instrument për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informacionit i Komisionit Evropian) për vlerësimin e efikasitetit të sistemit të së drejtës administrative.
Në takim, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani gjatë takimit duke nënvizuar se me rëndësi të veçantë për përparimin e Republikës së Maqedonisë është përmirësimi i sistemit gjyqësor në pjesën e konteksteve administrative në nivel qendror dhe lokal.
Gjatë takimit që shënon edhe fillimin zyrtar të punës së këtij misioni morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Manqevski.
“Duke marrë parasysh nevojën e një sistemi që funksionin mirë të së drejtës administrative për një gjyqësor të fuqishëm efikas, ky mision ofron një mundësi te jashtëzakonshme për vlerësimin e sistemit të vendosjes administrative në vend”, vlerësoi Osmani.
Vlerësimet e këtij misioni do të zgjasin katër ditë pune dhe me pas do të pasoj përgatitja e Raportit final me rekomandime që do të jenë pjesë e proceseve reformuese.