Shkup, 13 shtator – “Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane”, theksoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren.
Osmani, gjatë kësaj e potencoi mbështetjen të cilën vendi e pret nga Mbretëria e Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, në prag të vendimit të madh në tetor për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje që në kuadër të projektit “Progresi Nordik” që implementohet në vend, Norvegjia dhe Suedia bashkërisht mbështesin procesin më të rëndësishëm në këtë moment- negociatat aderuese respektivisht mbështesin procesin e integrimit në përgjithësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Në takim, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani referoi edhe për zhvillimet aktuale në vend, lidhur me progresin në fushat kyçe si që janë sundimi i së drejtës, reformat në shërbimet e sigurisë, gjyqësori dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në kuadër të vizitës së punës në Suedi Osmani më herët pati takime edhe me Kryetarin e Parlamentit Andreas Norlen, si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson.
Vizita në Mbretërinë e Suedisë është pjesë e turneut të Osmanit të vizitave në metropolet evropiane para mbajtjes së Këshillit të Evropës në tetor, që vazhdon me vizitën në Bruksel, pas të cilës vijon vizita në Berlin, Varshavë etj.