Osmani: Studentët do të jenë bartës të negociatave për anëtarësim në BE

Studentët dhe profesorët e Universitetit në Tetovë sot drejtpërdrejt nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani janë njoftuar me mundësi për pjesëmarrje në konkursin për ese me temë “Me njohuri evropiane deri te kryeqendra evropiane”.

Osmani tha se studentët e tanishëm janë pjesëmarrësit kryesor të ardhshëm në negociatat me BE-në.

“Kemi filluar ide për garë të studentëve nga të gjitha universitetet shtetërore me ese ta tregojnë njohurinë e tyre për Bashkimin Evropian dhe përfitimet për shtetin. Studentët më të mirë do të shkojnë për vizitë në Bruksel të organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, me qëllim që studentët nga afër ta njihen e institucionet e BE-së, me misionet tona atje, dhe në këtë mënyrë ta ndjejnë atmosferën në BE dhe Bruksel, sepse konsideroj se studentët do të jenë bartës të negociatave për anëtarësim”, tha Osmani.

Përveç studentëve në procesin e negociatave aktiv duhet të jenë përfaqësuesit e të gjitha fushave në shoqëri.

“Me rektorin biseduam për ekspertët potencialë të fushave të ndryshme të cilët do të mund të jenë pjesë e grupeve punuese në suaza të kapitujve të ndryshëm që do të hapen me Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se është një operacion kërkues dhe kompleks në të cilin do të duhet jo vetëm njerëz nga administrata, por edhe nga sektori joqeveritar, universitete dhe të tjerë”, tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve për ndryshime në përbërjen e Qeverisë, Osmani i përsëriti deklaratat se liderët e partive më të mëdha do të bisedojnë në atë temë. (koha.mk)