Shkup, 8 shkurt – Sot në ora 10:00, në media qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të prezantojë përmbajtjen e Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, si dhe domethënien e saj në kontekst të perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë dhe rajonit.