Kryesia Qendrore Bashkimit Demokratik për Integrim të premten ka diskuatura dy opsione. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, sot pasdite tha njëri opsion që diskutohet është ai për të qenë në Qeveri, kurse opsioni i dytë është që t’i japin përkrahje Qeverisë së pakicës duke qenë në opozitë. “Në seancën kemi miratuar tekstin e Ligjit për gjuhën. Ky ishte kusht pa të cilin nuk mundej të vazhdojnë bisedimet. Tani ekzistojnë dy instrumente për të realizuar këtë Ligj. Njëri është të marrim pjesë në Qeveri dhe e dyta është që të japim përkrahje një Qeverie të pakicës, por ne të mbesim opozitë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se mbledhja e kryesisë partiake mund të vazhdojë edhe në ditët vijuese. (Koha.mk)