Shkup, 27 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkimin Evropian pran Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Xhuzepe Buçino.
Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Italisë për integrimin euro- atlantik të Maqedonisë dhe përshëndeti qëndrimin e Italisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e cila nuk do të mbarojë deri sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kyçen në familjen e madhe Evropiane.
“Tani, pasi Greqia edhe zyrtarisht konfirmoi se nuk do ta kontestojë hyrjen tonë , pres së shpejti ti bashkohemi Italisë dhe vendeve tjera të makro rajonit Adriatik- Jon” theksoi Osmani në takim, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila edhe tani zhvillohet me një tempo të përforcuar nëpër iniciativa tjera siç është Procesi i Berlinit.
“I bëmë reformat ashtu siç i parashikuam në Planin 3-6-9, krijuam klimë politike me të cilat mbyllëm çështjet politike, dhe kemi përmirësim të dukshëm në marrëdhënie me fqinjët. Qëllimi ynë është Këshilli i qershorit i BE-së ta konfirmoj rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Maqedonia ti fillojë negociatat” theksoi Osmani.
Në takim u hapën edhe tema për marrëdhëniet bilaterale, gjatë së cilës bashkëbiseduesit konstatuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë nuk kanë çështje të hapura politike, dhe se ajo paraqet potencë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.