Osmani: Respektoni masat, mbrohuni nga virusi

24

Shkup, 30 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në profilin e tij në fejsbuk publikoi video përmes së cilës në uniformën e mjekut dërgoi mesazh për qytetarët të mbrohen nga koronavirusi.

“Ja ku jam përsëri me uniformën e mjekut, por kësaj radhe më shumë si reflektim për sfidën e tmerrshme me të cilën jemi duke u ballafaquar. Kolegët e mi infektologë çdo ditë e më shumë janë duke luftuar me numrin e rritur të pacientëve me Kovid-19. Sot nuk po ju drejtohem vetëm si mjek, por edhe si njeriu-njeriut! Mbrohuni! Edhe veten, edhe familjet e juaja, edhe sistemin shëndetësor. Virusi është këtu, gjithnjë e më i pranishëm dhe gjithnjë më i rrezikshëm! Një ditë do të largohet, megjithatë pse ta mbajmë në mend për pasojat mbi ju dhe familjet e juaja”.

Osmani përmes video-fjalimit u bën apel qytetarëve t’i shmangin vendet me më shumë njerëz, t’i ajrosin hapësirat në të cilat jetojnë dhe punojnë, të mbajnë higjienë personale dhe para së gjithash të mbajnë maska.