Shkup, 18 prill – Rekomandimi i pastër nga Komisioni Evropian deri te Këshilli për fillimin e negociatave është valorizim për atë që është bërë në këtë periudhë, ndërkaq kjo që është më e rëndësishme është se Maqedonia është shtet tjetër pas më pak se një vit.
Këtë sonte e theksoi zëvendëskryeministri i angazhuar për Eurointegrime Bujar Osmani në emisionin Top tema në televizionin Telma.
“Sot është ditë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sot është ditë evropiane e Maqedonisë. vetë fakti që sot kemi tre eurokomisarë dhe gjashtë kryeministra nga rajoni tregon se Maqedonia bëhet një tregim pozitiv në rajon dhe në BE”, tha Osmani.
Para pothuajse vetëm një vit, ende nuk ka një vit prej 27 prillit, theksoi, Maqedonia ishte në prag të konfliktit, në prag të një humnere.
“Edhe sot tre eurokomisarë vijnë dhe e vlerësojnë shtetin si të kthyer në rrugën e vet euroatlantike me perspektivë të vërtetë reale për anëtarësim në BE dhe në NATO”, potencon Osmani.
Sipas tij, ky është një përcaktim i rëndësishëm, një motivim i rëndësishëm dhe inkurajim për të vazhduar më tej.
“Kur do të arrini rezultat do të mbyllni një kapitull, hapni një të ri dhe filloni me një dinamikë edhe më të fuqishme. Mendoj se kjo jep rezultate. Kjo është meritë e të gjithë shoqërisë. Sot duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike dhe partiake”, shtoi Osmani.