Shkup, 16 qershor – Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, referoi për negociatat që po zhvillohen me Bullgarinë për gjetjen e zgjidhjes për zhbllokim të agjendës së BE-së për shtetin tonë. Për deputetët nga opozita, fjalimi i këtillë është i vonuar dhe është dashur të ndodhë shumë më herët.
Kryetari I Komisionit, Antonio Milloshovski, konstatoi se mbledhja e some ka hap cilësor përpara dhe se ministri Osmani ka qëndruar për ta dëgjuar debatin, por për fat të keq, deputetët nga shumica në pushtet, siç tha, u larguan nga salla dhe nuk deshën të bisedojnë rreth propozim konkludimeve të propozuara të Komisionit.
“Komisioni do të jepte Propozim-konkludime në Kuvend, për të sjellë resolute me të cilën, do të hiqej Deklarata e miratuar më 10 tetor 2019 nga ana e Kuvendit të Bullgarisë si e kundërt me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, nënshkruar më 1 gusht 2017. Si konkludim të dytë, Kuvendi të konfirmojë qëndrim për fillim urgjent dhe pa kusht të negociatave me BE-në me kornizë negociuese, e cila nuk do të ngarkohet nga çfarëdo lloj kontestesh bilateral, të cilat nuk iu takojnë vlerave dhe standardeve evropiane. Pika e tretë, si propozim-konkludim, Kuvendi të konfirmojë qëndrim të përgjithshëm në të cilin çështja për arsimin, historiografinë dhe kulturën definohen si të drejta sovrane të çdo shteti, ndërkaq në mënyrë adekuate me atë jashtë të gjitha normave është të negociohet për veçantinë dhe gjenezën e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike të kombit”, tha Milloshoski.
Ministri Osmani tha se I ka dëgjuar me vëmendje paraqitjet dhe se ishte ftuar të japë raport për negociatat me Bullgarinë, por se nuk ka qenë I informuar se po propozohen konkludime.
“As nuk jemi në gjendje, e as nuk konsideroj se është e mundur për 15 minuta të ndërtohet qëndrim për çështje të këtilla. Kërkoj të mos ketë qasje drejt votimit të këtyre konkludimeve dhe të vazhdohet me qasjen korrekte dhe debatin”, theksoi Osmani.
Për shkak të mungesës së kuorumit, Milloshoski tha se nuk mund të deklarohen rreth konkludimeve të propozuara dhe e ndërpreu punën e Komisionit, duke cekur se largimi i këtillë nga mbledhja, vetëm do ta rrisë mosbesimin plotësisht.
Ministri Osmani, në paraqitjen e tij para Komisionit, theksoi se janë të gatshëm për bisedime të sinqerta me vullnet të mirë për arritjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë me fqinjen Bullgarinë, por jo me çdo çmim dhe jo në dëm të interesave shtetërore. Ai, gjithashtu, theksoi se procesi është I ndërlikuar dhe se mungesa e vullnetit politik në Bullgari është pengesë e madhe, për ç’shkak nuk dëshirojnë t’I rrisin pritjet e qytetarëve.
Edhe sikur të kos miratohet korniza negociuese në qershor, siç theksoi Osmani, tashmë është krijuar terren mjaft I qartë me sensibilizimin e partnerëve tanë strategjikë dhe të gjitha vendeve anëtare në BE dhe përpjekjet do të vazhdojnë menjëherë pas zgjedhjeve bullgare në kuadër të kryesimit slloven me BE-në.
Deputeti Kastriot Rexhepi nga BESA e përshëndeti debatin e sotëm në Komisionin për politikë të jashtme, në mënyrë që, siç tha, të mund të definohet deri ku është gjendja dhe çfarë është udhërrëfyesi për negociatat inkuadruese për anëtarësim të vendit në BE.
“Mendoj se është mirë që me praninë e ministrit këtu dhe referimin për të gjitha aktivitetet që po bëhen, të hidhen poshtë të gjitha spekulimet se ka marrëveshje dhe se dikush po negocion për diçka. Me këtë demantohet gjithçka dhe tregohet se çfarë veprimesh po ndërmerr shteti dhe Qeveria për ta arritur qëllimin, të cilin e presim të gjithë ne”, deklaroi Rexhepi.
Deputeti Halil Snopçe nga ASH-ja tha se është mirë që ministri referoi para deputetëve dhe se edhe ata duhet të jenë partnerë drejt asaj për të cilën synojmë të gjithë.
“Anëtarësimi në BE është çështje shumë e rëndësishme dhe tejkalimi I këtyre barrierave është mjaft me rëndësi. Ajo kërkon shumë punë dhe angazhim nga të gjitha palët, posaçërisht ata që janë kryesorët dhe përgjegjësit për këtë punë”, tha Snopçe.
Marrëdhëniet me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe shtetet fqinje, theksoi ai, duhet të jenë të njejta dhe nuk duhet të dallojnë me dialogun që bëhet Brenda në shtet.
Në vazhdimin e mbledhjes, deputetët e opozitës folën për rëndësinë e sjelljes së konkludimeve për pozicionin e shtetit në raport me qëllimet tona strategjike për anëtarësim në BE.
Për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja u ndërpre dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushte për atë.