Tetovë, 21 shtator – Meritojmë vendim për fillimin e negociatave, por megjithatë për atë do të flasin vendet anëtare të BE-së, ndërsa shteti duhet të mbetet i përqendruar veçanërisht në ligjin për prokurorinë për të cilin nevojitet koncensus kombëtar. Partitë politike të kuptojnë që ky moment nuk mund të përsëritet, deklaroi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Osmani, i cili periudhën e kaluar ishte për vizitë në disa shtete anëtare të BE-së, potencoi se nevojitet që pushteti dhe opozita bashkërisht të punojnë për fillimin e negociatave dhe se është shumë i rëndësishëm koncensusi për ligjin për prokurori publike.
“Pres që të gjithë në Evropë të jenë të vetëdijshëm se 15 tetori nuk është datë e zakonshme në të cilën në një nga samitet do të sillet vendim për një shtet. Ditë historike për shumë aspekte, sepse është mundësi që nuk përsëritet që të jepet porosi dhe të mundësohet që proceset e brendshme të vazhdojnë në drejtimin në të cilin kanë filluar. Mundësi historike që të jepet porosi rajonale se kjo është rruga e vetme pa alternativë e vendeve dhe politikanëve në rajon. Mundësi historike që BE-ja ta ruajë besimin në rajon dhe te njerëzit të cilët jetojnë këtu, të vetëdijshëm se ky nuk është samit i zakonshëm, por samit nga vendimi i të cilit do të varen shumë çështje në rajon”, deklaroi Osmani pas ngjarjes “Mali Sharr si vlerë ekologjike evropiane”.
Ai është optimist se vendimi do të jetë pozitiv, ndërsa, siç thotë, pret që ai proces të fillojë javën e ardhshme në Bundestagun gjerman.
“Jam i kënaqur që morra ftesë nga kryetari Shojble të marr pjesë kur do të merret vendim në Bundestag dhe kjo do të ndikojë ndaj vendimeve të shteteve të tjera. Kuptohet, këto 24 ditë punojmë me të gjitha vendet anëtare. “, tha Osmani.
I pyetur se çka nëse vendi nuk e merr datën për negociata, Osmani me qëndrim se nuk pret një vendim të tillë dhe se nëse ndodh diçka e tillë, atëherë pasojat do të jenë shumë më serioze.
“Pasojat janë shumë më serioze në çështjet e brendshme strategjike. Unë mendoj se do të ketë datë. E tillë është atmosfera. Flasim hipotetikisht, nëse nuk do të kishte përgjigje pozitive, atëherë pyetja është çfarë do të bëjë BE-ja, dhe jo Qeveria”, tha Osmani.
Ai apelon që çështja e integrimit evropian të mos bie në zënkat ditore-politike, duke shtuar se duhet të ketë kohezion në lidhje me çështjet strategjike për shtetin. (koha.mk)