Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Itali, sot realizoi takim me kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor në senatin Italian, Luçijano Dalfonso.
“Ratifikimi i shpejtë i protokollit do të paraqes impuls të posaçëm për të gjitha proceset integruese të vendit, por edhe mundësi shtesë ta arrijmë qëllimin për rrumbullaksimin e këtij procesi në samitin e Londrës në fillimin të dhjetorit”,deklaroi Osmani, duke theksuar për rendësin e këtyre proceseve jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.
Në takim siç kumtoi Kabineti i SÇE-së, Osmani nga Dalfonso mori bindjen që protokolli i NATO-s do të gjindet në seancën e ardhshme plenare në Senat, e cila pritet javën e ardhshme, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut dhe formalisht do të marr dritë të gjelbër nga Italia për kyçje drejtë aleancës euroatlantike.
Në kornizat e vizitës në Itali, Osmani do të realizoj takim edhe me ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola, ku do të bisedohet për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen nga Republika e Italisë në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së, javën e ardhshme.
Vizita në Itali paraqet pjesë nga turneut evropian të zëvendëskryeministrit Osmani në prag të takimit të Këshillit të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme.