Shkup, 3 prill – Komisari Johanes Han është njëri prej mbështetësve më të mëdhenj për fillimin e negociatave këtë vit. Atë që e tha Han në të vërtetë është ajo që e themi ne gjithë kohën, se varianti jonë i pritur ose kalendari për lëvizjen e punëve është që në qershor të kemi vendim për fillimin e negociatave, respektivisht konfirmim për datën për të cilën do të jepet mandat që KE të përgatit kornizë negociatore, me atë që diku nga fundi i vitit do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare midis shtetit tonë dhe vendet anëtare të BE-së për shkak se negociatat nuk i bëjmë me Komisionin, por me shtetet anëtare, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratën e Hanit se nuk do të kemi datë për negociata, por do të hymë në fazën përgatitëse së bashku me Shqipërinë, Osmani tha se deklarata e Hanit nuk ka qenë e tillë.
“Nëse konferenca ndërqeveritare do të mbahej në fund të vitit, pritet që kapitulli i parë të hapet në janar. Atë e sqaroi komisari Han, qershori nuk do të thotë se menjëherë do të hapim kapitullin e parë. Në qershor vendoset vendimi për fillimin e negociatave këtë vit. Për shkak të rrethanave, kapitulli i parë do të hapej në janar. Këtu jemi në linjën e njëjtë me komisarin Han”, tha Osmani pas vizitës në Entin Shtetëror për Revizion.
Kryeministri tha se akoma nuk ka vendim për negociata dhe paralajmëroi se do të sillet në qershor. Sipas tij, deri atëherë ka, siç tha, shumë çështje të paparashikueshme, si Bregziti, zgjedhjet e Parlamentit Evropian,…
Osmani informoi se në mëngjes ka pasur takim me ambasadorin francez Kristian Timonie, i cili sapo është kthyer nga Parisi dhe ka biseduar për pozitën e Francës në lidhje me këtë çështje.
“Askush nuk mund të thotë se çfarë do të jetë vendimi në qershor, por e di se nëse dikush e meriton të marrë vendim, ajo është Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak se është shteti që i ka rilindur vlerat evropiane që për momentin janë nën kërcënim dhe nën sulm, dhe është ishull i Ballkanit, që është renesancë e idesë evropiane në të gjitha parimet e saj”, tha Osmani. (koha.mk)