Shkup, 11 janar – Bisedimet dhe negociatat janë në rrjedhë. Po tentojmë të bëjmë proces inkluziv. Unë jam optimist, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke i komentuar kërkesat e Lëvizjes BESA për ndryshimet kushtetuese, për fazën finale të të cilave duhet të vazhdojë debati në Parlament.
Ky proces, theksoi Osmani, është i pakthyeshëm dhe nuk besoj se dinamika për implementimin e tij do të mund të zhvendoset.
“Po tentojmë ta bëjmë sa më inkluziv dhe më participues”, theksoi Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp për fillimin e ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Duke e sqaruar deklaratën e tij të paradokoshme, zëvendëskryeministri Osmani theksoi se ka thënë se dyshon që në vetë procesin ka dorë të fshehur e cila po tenton ta rrënojë.
“Këtë e shohim më forma të ndryshme në tre muajt e fundit, megjithatë fuqia e vullnetit të qytetarëve që ky proces të zgjidhet është aq e madhe dhe nuk besoj se mund të kthehet prapa. Unë jam optimist se sot dhe në ditët në vijim ky proces do të zgjidhet. Shpresoj se do të zgjidhet që sot”, deklaroi Osmani.