Shkup, 30 janar Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prej sot është për vizitë pune dyditore në Republikën e Austrisë, ku do të marrë pjesë në konferencën prestigjioze, “Vjena Kongres KOM – SULT 2018” (Vienna Congress com – sult 2018), të titulluar “Strategjia për ardhmërinë e Evropës”.
Siç bëri të ditur SÇE, në Forumin i cili është njëri ndër më me renome në Evropë, debati do të fokusohet në zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të rajonit. Zëvendëskryeministri Osmani do ta ketë fjalën hyrëse në panelin e parë “„Go West, Western Balkan!“, nd[rsa do të marrë pjesë si panelist edhe në panelet tjera të konferencës.
Në kuadër të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të takohet edhe takim me ministrin për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Kneisl. Në takim, siç bëri të ditur SÇE, do të bisedohet për procesin euro- integrues të vendit tonë, respektivisht implementimi i reformave të Planit 3-6-9, shmangia e pengesave politike në rrugën euro- integruese, si dhe aktivitetet tjera të Qeverisë në prag të strategjisë për zgjerim të KE-së dhe pritjet tona nga ajo.