Osmani: Për ne dielli edhe më tej do të lind në Perëndim

Në rrugë për Luksemburg dhe Bruksel, sy më sy me historinë para vendimit final, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar për Luksemburg dhe Bruksel në konsultime të fundit dhe bisedime me përfaqësues të BE-së në takimin ministror për punë të përgjithshme (GAK), ku në rend dite do të gjendet vendimi për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pavarësisht nëse vendimi do të jetë sot ose nesër, do të jetë PO ose JO, për ne dielli edhe më tej do të lind në Perëndim”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Pas takimit të mbrëmshëm të ambasadorëve në Luksemburg, nuk ka progres në pozicionet e shteteve -anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me këtë vendimi hidhet për sot në Këshillin e punëve të përgjithshme në nivel të shefave të diplomacive që mbahet në Luksemburg.