Bruksel, 7 qershor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, gjatë një konference në Bruksel kushtuar euro-integrimit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes të publikut porositi se nuk beson se Rusia ka ndikim të rëndësishëm ndaj partisë opozitare.
“Nuk besoj se ka ndikim rus në VMRO-DPMNE. Disa prej tyre i njoh nga më herët. Ndoshta ka tentime por nuk besoj se do të jenë të suksesshme me VMRO-në, ishte përgjigjja e Osmanit në atë nëse Moska ka ndikim ndaj opozitës për të penguar kompromis për emrin.
Osmani shtoi se është i bindur se rezistenca ruse drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të rritet, raportoi korrespondentja e MIA-s në Bruksel.
“Jo të gjitha vendet duan që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, ajo nuk është arsyetim, atë e deklarojnë publikisht. Rezistenca do të jetë më e madhe siç do të afrohemi drejt NATO-s. Jam i bindur se do të ketë rezistencë”, tha Osmani
Osmani përsëriti se këto janë “orë kritike, madje edhe minuta” për zgjidhje të çështjes së emrit.
“Shpresova se do të sjell lajme të mira kur e planifikova vizitën time në Bruksel. Tani nuk mund ta them këtë. Këto janë momente kritike, orë madje edhe minuta kritike dhe këto janë momentet më të vështira dhe mund të definojnë rezultatin”, porositi Osmani.