Osmani “ngjyros” MPJ-në me ngjyrat e flamurit amerikan

47

Sot Maqedonia e Veriut ka ndriçuar muret e MPJ-s me ngjyrat e flamurit amerikan për të shënuar 26 vjetoritn e vendosjes së marrëdhenieve bilaterale me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani që nga ardhja në pozitën e të parit të diplomacisë, vazhdimisht ka bërë me dije se renditet në vijën amerikane sa i përket diplomacisë botërore, për çka shpesh është përplasur me diplomacinë ruse.

“Sot shënojmë 26 vjetorin vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Me këtë rast e ekspozuam Deklaratën për Partneritet Strategjik së bashku me flamujt e dy vendeve dhe e ndriçuam ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme me ngjyrat e flamurit amerikan.

Ne e vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në arritjen e qëllimeve tona strategjike dhe mbetemi të përkushtuar në forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.”- ka shkruar në fb Osmani.