Shkup, 27 dhjetor – Zëvendëskryetari I Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me përfaqësuesin e UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks ku biseduan për prioritet e kësaj organizate ndërkombëtare në vend.
Gjatë takimit, siç njoftojnë nga SÇE-ja, Osmani shprehu falënderim të veçantë për aktivitetet e vazhdueshme të cilat i zbaton UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë, qëllimi kryesor është mbështetja dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.
“Ende kemi sfida në të cilat duhet të punojmë për të arritur mesataren evropiane për kualitet të mbrojtjes së fëmijëve, për çka, është e patjetërsueshme nevoja, ekspertiza dhe përkushtimi UNICEF-it”, theksoi Osmani duke shprehur falënderime të sinqerta dhe për mbështetjen dhe rolin e madh të UNICEF-it në periudhën e kaluar, veçanërisht gjatë krizës së migracionit, duke siguruar ndihmë për fëmijët-refugjatë dhe emigrantë të cilët kalojnë nëpër vendin tone
Në takim Osmani e riafirmoi qëndrimin që Maqedonisë i duhet politika për mbështetjen e familjeve të cilat e pranojnë sfidën që të kenë fëmijë të tretë.
“Maqedonia është ende vend në zhvillim, të cilën e pret periudhë e rëndësishme për ta arritur standardin evropian, çka, përsëri i shfuqizon familjet të formojnë bashkësi më të mëdha si pasojë e shqetësimeve të tyre për kushtet që ato mund t’ju sigurojnë. Pikërisht për atë shkak shteti duhet të sigurojë mbështetje përkatëse për familje me më shumë fëmijë”, shtoi Osmani, duke theksuar se nevojitet debat më i thellë për shtesën për fëmijën e tretë.
Në fund Osmani e konfirmoj angazhimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pikërisht në bazë të pranimit dhe zbatimit të vlerave Evropiane, siç është mbrojta dhe progresi i të drejtave të fëmijëve dhe shpreson se UNICEF-i do të vazhdojë me mbështetjen e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me këtë fushë.