Shkup, 18 shtator – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë ditës së nesërme në kuadër të turnesë së tij në metropolet evropiane do të qëndrojë për vizitë pune në Federatën e Republikës së Gjermanisë në takim me ministrin gjerman për Evropë dhe përfaqësues të Federatës së Republikës së Gjermanisë në BE, Majkël Rot.
Temat qendrore në takim do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në drejtim të përkrahjes nga ana e Qeverisë së Federatës gjermane për vendimin për fillimin e negociatave në tetor, të cilin Bundestagu do ta shqyrtojë në seancë më 26 Shtator.
Nga Berlini, zëvendëskryeministri Osmani udhëton direkt në Varshavë, ku do të realizojë takime me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, Konrad Shmnski, por do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Çaputoviç.
Tema qendrore në takimet në Poloni do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në muajin tetor.
Vizitat në Berlin dhe në Varshavë paraqesin pjesë të turnesë evropiane të zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet evropiane.