Shkup, 8 qershor – Shefi I diplomacisë, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në takimin ministror të punëve të jashtme në kuadër të kryesimit gjerman me Procesin e Berlinit në vitin 2021. Takimi do të mbahet në video format, ndërsa me të do të kryesojë ministri gjerman I Punëve të Jashtme, Hajko Mas.
Krahas ministrit Osmani, siç informoi MPJ, në takim do të marrin pjesë ministrant, pjesëmarrës në procesin nga vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali I Zi dhe vendet anëtare të BE-së, Austrisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Francës, Kroacisë, si dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Konkludimet nga takimi do të duhej të hyjnë në Deklaratën përfundimtare të Samitit të përfunduar të shefave të shteteve dhe qeverive, I cili është planifikuar të mbahet më 5 korrik të këtij viti.
Procesi i Berlinit është inicuar në vitin 2014 nën patronatin e kancelares gjermane, Angela Merkel, si platformë politike për zhvillim të dialogut politik në nivel të lartë mes përfaqësuesve të lartë të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE-së nikoqire të Procesit të Berlinit, si dhe për thellim të bashkëpunimit rajonal politik dhe socio-ekonomik. Procesi është kahëzuar drejt arritjes së përparimit të përshpejtuar reformues dhe zhvillimit ekonomik në bashkëpunim me procesin inkuadruues dhe integrues të BE-së.