Shkup, 24 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot kryesoi delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), e cila mbahet në Bërdo të Kranjit, Slloveni, ku temat kryesore janë sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Osmani theksoi kënaqësi nga progresi i arritur gjatë kohës së kryesimit të Sllovenisë lidhur me për ne më me rëndësi çështja e politikës së jashtme sot – zgjerimi i BE-së, respektivisht procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. “U krijua momentum për të cilin jam i bindur do të dimë ta shfrytëzojmë. Motivimi me të cilin hymë në këtë proces është i fuqishëm dhe si shtet jemi të përgatitur të ndërmarrim shpejtë, dhe aty ku ka nevojë, reforma radikale”- theksoi Osmani, duke theksuar përmbajtjen inkurajuese të Raportit të javës së kaluar të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, dhe rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
“Në këto kohëra turbulente është e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtë për rritjen e sigurisë së përgjithshme të rajonit” – theksoi Osmani, duke nënvizuar se ky Samit mundëson të kuptohen përparësitë e bashkëpunimit rajonal, gjithëpërfshirja duke theksuar cilësinë dhe përparësinë gjatë ndërtimit të marrëdhënieve të mira të ndërsjella. Në këtë kontekst, Osmani përfundoi, se vendet e rajonit për arsye të potencialit të përbashkët gjeografik, historik dhe socio-ekonomik duhet të ndajnë edhe të ardhmen Evropiane.
Në kuadër të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takim bilateral me Joanis Amanatidis, Zëvendësministër për Punë të Jashtme të Greqisë, ku do të hapen çështjet për bashkëpunimin të ndërsjellë, sfidat në këtë rrugë, si dhe mundësitë për bashkëpunim lidhur me shfrytëzimin e iniciativave rajonale dhe evropiane.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kosova qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, intensifikimi i bashkëpunimit të shteteve në sferat e ekonomisë, demokracisë, gjyqësisë, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër aktiviteteve ilegale.