Paris, 23 shkurt – Ne mbetemi të përkushtuar në reformat, në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe promovimin e besimit me Bullgarinë. Ne e shohim veten si pjesë të BE-së dhe do ta realizojmë këtë para së gjithash për të siguruar një të ardhme të suksesshme të qytetarëve tanë, por edhe si investim tonin për sukses të ardhmërisë së Evropës, tha sot në Paris, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në kuadër të vizitës, Osmani u takua me homologun e tij, Zhan-Iv Le Drian me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të vendin, bashkëpunimi bilateral, aleanca në NATO, agjenda reformuese të vendit dhe sfidat rajonale.
“Franca është njëra prej motorëve kryesor të Bashkimit Evropian dhe vend i fuqishëm evropian dhe ne jemi mirënjohës që sot riafirmojmë mbështetjen për integrimet tona evropiane. Këto porosi miqësore janë të nevojshme për ne, sepse pa dallim të sfidave nuk duam të lëmë hapësirë për dëshpërim”, deklaroi Osmani.
Të dy bashkëbiseduesit, siç informoi MPJ-ja, diskutuan edhe për dosjen evropiane të vendit në kontekst të nevojës nga zbatimi i vendimit të Këshillit të BE-së në mars, vitin e kaluar.
“Kuptohet që është obligim i përbashkët që ta ruajmë kredibilitetin evropian midis vendeve nga Ballkani Perëndimor, sepse jo vetëm ne, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, perspektiv dhe evropian. Dhe, këtu më së shumti llogarisim në mbështetjen parimore të vendeve anëtare, llogarisim në raport fer, llogarisim në meritë dhe vlerësoj se sot riafirmojmë këto pozita parimore edhe me Francën”, theksoi Osmani.
Në drejtim të pasurimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik, Osmani dhe Le Drian nënshkruan tre dokumente – Marrëveshje për themelimin e Agjencisë franceze për zhvillim, Marrëveshje për produksion filmik dhe Marrëveshje për pranimin e donacionit të sistemit bartës të identifikim balistik.
Gjatë ditës, në Paris, Osmani do të takohet edhe me presidentin Makron, Izabell Dumont dhe Aleksandar Adam, ndërsa do të realizojë takim edhe me senatoren Marta de Sindrak c dhe me zëvendës drejtorin gjeneral të Agjencisë franceze për zhvillim, Filip Boduen.