Osmani në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të organeve të Bashkimit Evropian

Bruksel, 12 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë për zgjerim – DGNEAR, më pas mbajti takim edhe me euro-parlamentarin Holandez Hans Van Baalen i cili kryeson grupin – “Miqtë e Maqedonisë” në Parlamentin Evropian, para përfundimit të vizitës realizoi takim edhe me Pjotr Serafin, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në takime u hapën tema për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, në kontekst të perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive përgatitet për implementimin e proceseve të iniciativave kryesore të Strategjisë për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025, që paraqet mjet kryesor për përmbushjen e kritereve për pranimin e vendeve – kandidate, si dhe konvergjencën e shoqërisë me vendet tjera evropiane”- theksoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani shprehu kënaqësinë nga suksesi i deritanishëm të implementimit të Planit 3-6-9, duke potencuar intencën e Qeverisë planifikon të vazhdojë me procesin reformues, menjëherë pas marrjes së Raportit nga ana e Komisionit Evropian me 17 prill, me të cilën agjenda Evropiane sërish do të mbahet në fokusin e saj.

Osmani potencoi se në përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, si dhe adresimin e suksesshëm dhe mbylljen e çështjeve të hapura politike, pret progres në procesin euro- integrues, respektivisht fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian me të drejta të plota për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë. “Duke pasur parasysh rolin e koordinatorit të procesit të integrimeve evropiane të vendit, Sekretariati për Çështje Evropiane tani më përgatitet për fillimin eventual të negociatave, përmes riaktivizimit të të gjitha mekanizmave për koordinim dhe ndjekje të procesit”- deklaroi Osmani. Ai shtoi se sipas përvojës përkatëse të gjatë të Republikës së Maqedonisë në procesin për Stabilizim dhe Asociim, pret fillimin e procesit të negociatave, progres të shpejtë në adaptimin e shtetit në rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.

Vizita në Bruksel e Osmanit realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të del për më pak se një javë me 17 prill. Në kuadër të vizitës, Osmani paraprakisht realizoj takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidente  e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, ku prezantoi progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera politike në rrugën euro –integruese të Republikës së Maqedonisë.