Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të realizojë vizitë pune dy ditore në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane. Në kuadër të vizitës, Osmani do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian e angazhuar për demokraci dhe demografi si dhe për Konferencën për të Ardhmen e Evropës, Dubravka Shuica.
Gjatë vizitës, Osmani do të takohet gjithashtu edhe me Komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, ndërsa janë paraparë takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe eurodeputetë, në mesin e të cilave edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian Klara Dobrev, Bashkëkryesuesin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë, Andreas Schieder, Raportuesin për Maqedoninë e Veriut Ilhan Kuçuk, si dhe eurodeputetë të tjerë me ndikim.