Bruksel, 25 janar – Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Këshillit për Punë të Përgjithshme pranë BE-së, pasdite realizuan takime me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde dhe Ministrin e Punëve të Jashtëm të Finlandës, Peka Havisto.
Theksi i bisedimeve në të gjithë takimet, siç theksuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, ishte në hapat e ardhshme të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe hapat që vijojnë, miratimi i Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.
Dimitrov dhe Osmani i përsëritën arritjet e deritanishme të vendit gjatë periudhës që lamë pas, si në plan vendor, ashtu edhe në planin e avancimit të raporteve rajonale, para së gjithash atyre ndërfqinjësore.
Ministrat Linde dhe Havisto shprehën mbështetjen konsistente dhe parimore për integrimet tona evropiane.
Vizita në Bruksel e Osmanit dhe Dimitrov vazhdon me takimin me Augusto Santosh Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së.