Shkup, 23 maj – Shtetit për momentin i nevojitet një vendim i madh për fillimin e negociatave sepse kjo do të sjellë deri në një konsolidim të paparë të institucioneve për përgatitjen e negociatave, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Ai në deklaratën për media pas fjalimit në seminarin ndërkombëtar “SÇE, Qendra për trajnime dhe dimension të resurseve njerëzore” së bashku me Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, theksoi se fakti se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë 20 vjet është në këtë proces, 15 vjet me status të kandidatit dhe në një periudhë të gjatë status kuo në. lëvizjen drejt BE-së ka edhe përparësi dhe negativitete.
“Negativitet janë në faktin që ky status kuo ka krijuar paparashikim në proces. As njerëzit të cilët janë në sistem ta planifikojnë të ardhmen e vet, sepse nuk dihej deri para dy viteve nëse në përgjithësi do të ketë të ardhme evropiane ky shtet, dhe shumë njerëz janë gjetur ndonjë perspektivë tjetër të veten personale, as institucionet kishin energji dhe parashikueshmëri të mjaftueshme që të konsolidohen. Ana pozitive nga status kuo është që gjatë kohës janë akumuluar mjaft përvojë. Ajo që na mungon për momentin është trigeri, ndërsa ky lshtë një vendim për fillimin e negociatave.Për momentin kur ky vendim do të merret do të shihni konsolidim të paparë të institucioneve dhe entuziazëm të paparë te njerëzit edhe në edhe jashtë administratës, dhe ata që janë jashtë shtetit të përfshihen në këtë proces. Sepse RMV tashmë ka hyrë në proces të parashikueshëm, tashmë është e qartë se pyetja nëse të hyjmë në BE nuk ekziston por kur do të hyjmë në BE është një çështje e re në RMV, për këtë na duhet mbështetje nga miqtë”, tha Osmani.
I pyetur për pritjet nga zgjedhjet evropiane të cilat fillojnë sot, zëvendëskryeministri tha se pret rezultat të volitshëm për të ardhmen e Evropës, të idesë evropiane si dhe lidhur me të ardhmen e perspektivës evropiane të vendit tonë.
“Pres se proevropianët do të fitojnë në këto zgjedhje, sepse me të vërtetë edhe vetë BE-ja dhe ideja evropiane është në udhëkryq. Këto zgjedhje do të japin nxitje të dukshme të drejtimit të cilin do ta zgjedhë BE-ja. megjithatë duke besuar se në çdo evropian dhe në çdo qytetar të BE-së jeton ideja evropiane dhe ende janë të gjallë gjeneratat të cilat e dinë çfarë do të thotë për paqen dhe për stabilitetin mungesa e idesë evropiane se qytetarët evropianë do të marrin vendim me të cilën vetëm do ta përforcojnë dhe promovojnë konsoludimin evropian”, thotë Osmani.
Për ambasadorin Timonie duhet të pritet në rezultatet e zgjedhjeve.
” Fillimisht në këto zgjedhje duhet ta marrim shenjën pozitive të cilin e presim, ndërsa pastaj do të vijë gjithçka në vendin e vet.Përndryshe, konstruksioni evropian për momentin në të vërtetë po përballet me një periudhë të rëndë, megjithatë ndërtimi evropian asnjëherë nuk ka qenë kënaqësi e përditshme, por gjithmonë ka qenë me ngritje dhe rënie dhe nevojitet durim, thotë ambasadori francez.
I pyetur për deklaratën e djeshme të ish ministren për Çështje Evropiane në Qeverinë e Emanuel Makronit dhe tani kryesuese në listën zgjedhje evropiane të Republikës në lëvizje, Natali Loazo, e cila kategorikisht tha “jo” për fillimin e negociatave për hyrjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, dhe se nuk ka datë për negociata për në qershor, Timonie thotë se ai është përfaqësues i presidentit të Republikës së Francës i cili qartë ka thënë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është plotësisht e qartë dhe së bashku me zëvendëskryeministrin Osmani punojnë në këtë perspektivë.