Osmani: Na nevojiten vendime të guximshme në vend, tek fqinjët, por edhe në BE

13

Shkup, 10 maj – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Mihael Rot, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit” si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë dypalëshe që Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania. Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare, Gjermania, do të vazhdojë me temp të përforcuar ta kryesoj procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për procesin euro- integrues të Maqedonisë.

Në këtë drejtim ai theksoi frymën pozitive e cila u krijua gjatë vitit të kaluar rreth ardhmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresi i të cilit u valorizua me Strategjinë e zgjerimit të Komisionit, si dhe më vonë edhe me Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha këto ngjarje, i gjithë ky kontekst krijoi atmosferë të re në rajon që paraqet guxim dhe shtytje për reforma të mëtutjeshme të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së, proces që shpresoj se do të kurorëzohet me konkluzione pozitive në prag të Samitit në Sofje, me të cilin do të betonohet orientimi euro-atlantik i rajonit”, theksoi Osmani.

Ai tha se viti 2018 është vit kyç për progresin e Republikës së Maqedonisë, në përgjithësi, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Ky viti gjatë të cilit ne, fqinjët tanë, si dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrim vendime të guximshme dhe të drejta”, theksoi Osmani.

Në këtë drejtim ai theksoi se Republika e Maqedonisë me sukses adresoi sfidat që qëndrojnë në rrugën e saj të integrimeve evropiane, për të cilin pres të rezultojë me vendim në takimin e qershorit të Këshillit të Evropës, për nisjen e negociatave, ndërkaq për suksesin i të cilit gjithsesi shpresojmë edhe në mbështetjen e Gjermanisë.

Comments are closed.