Shkup, 9 maj – Në rast se nuk marrin datë për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, rreziqet janë të shumta, ndërsa vendet anëtare duhet ta kenë parasysh atë se kur do të vendosin, sepse duhet të jemi pjesë e Unionit dhe t’i fillojmë negociatat, porositi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bujar Osmani në “Mëngjes me BE-në” tradicional me rastin e Ditës së Evropës.
“Ky vend është i vetmi në rajon i cili tërësisht i ka zgjidhur parimet. Ai është vend funksional multientik dhe multireligjioz dhe është pjesa e cila mungon në mozaikun e BE-së që mund të kontribuojë në Union me frymë të re të kohezionit dhe mund të shërbejë si shembull pozitiv për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është i gatshëm tërësisht të veprojë në pajtim me qëllimet e përbashkëta të jashtme-politike të Unionit dhe të jetë pjesë e strukturave mbrojtëse të BE-së. I avancojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore në pajtim me standardet e BE-së dhe jemi të gatshëm politikisht, por edhe me kapacitetet e saja institucionale t’i fillojmë negociatat inkuadruese”, tha Osmani.
Theksoi se ka shumë rreziqe nëse Maqedonia sërish nuk merr datë për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Humbja e shpresës për anëtarësim në BE dhe në NATO do të kontribuojë që të rinjtë edhe më tej të vazhdojnë ta braktisin vendin duke e ulur fuqinë e punës dhe mundësitë për zhvillim dhe rritje. Humbja e shpresës gjithashtu do të shkaktojë lodhje të fuqishme nga BE-ja dhe euroskepticizëm dhe do t’i rritë ndjenjat anti-NATO. Ndarja e popullatës sipas bazës etnike, religjioze dhe sociale do të thellohet që do të shkaktojë cenueshmëri tek institucionet demokratike dhe kapacitetin e tyre për të qeverisur, do ta ulë nivelin e rezistencës dhe do të krijojë tokë pjellore për përzierje dhe ndikim më të madh të vendeve të treta. Do të hapë hapësirë për depërtimin e grupeve potenciale dhunuese duke e rritur me këtë rrezikun nga terrorizmi, ekstremizmi dhe nacionalizmi”, paralajmëroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
E tërë kjo, theksoi, duhet të përdoret si bazë në të cilën do të ndërtojmë konsensus më të gjerë dhe të përhershëm për të gjitha sfidat në këtë rrugë. Prandaj nuk guxon të lejohet ta humbasim këtë moment historik.
“Viti 2018 është vit kyç për Maqedoninë. Gëzohem në Smatin e ardhshëm historik në Sofje gjatë javës së ardhshme i cili shpresoj se do të jetë samiti i parë i BE-së që i dedikohet zgjerimit pas Samitit në Selanik në vitin 2003 në të cilin presim të riafirmohet perspektiva evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor me deklaratë. Sofja natyrisht do të sjellë më shumë energji dhe nxitje për përfshirje, stabilitet, siguri dhe prosperitet ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e qershorit të BE-së pritjet tona janë që zyrtarisht të marrin datë për fillimin e negociatave për inkuadrim”, tha Osmani.
Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar theksoi se vendi për një vit pati sukses të arrijë rezultate impresive në lidhje me reformat, por mbetet që Këshilli i BE-së ta sjellë vendimin për datë për negociatat inkuadruese.
“Çështja nuk është nëse gota është gjysmë e zbrazur ose gjysmë e mbushur, por ajo që është me rëndësi është që të vazhdoni ta mbushni, siç keni bërë deri më tani”, tha Zhbogar.
Ambasadori bullgar Ivan Petkov në cilësi të përfaqësuesit të vendit si kryesues aktual me Unionin, shfaqi shpresë se gjatë kryeministri bullgar, Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave.
“Mëngjes me BE-në” që mbahet tradicionalisht është në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, ndërsa në të marrin pjesë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të SHBA-së dhe ish-zëvendëskryeministra për çështje evropiane.