Shkup, 5 mars – Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret mobilizim të të gjitha resurseve politike, administrative dhe shoqërore, me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme për raport pozitiv nga KE-ja dhe datë për fillimin e negociatave me BE-në. Komisioni për Antikorrupsion sipas tij është shembulli më i ndritur për reformë në kohë dhe cilësore. Pret ajo t’i japë rezultatet e nevojshme në luftën kundër korrupsionit. Mbetet, tha, të miratohet ligji për prokurori publike i cili duhet ta zgjidh edhe statusin e PPS-së, për çka pret mbështetje prej të gjitha partive politike.
Ai, sikurse edhe dje kryeministri Zaev, paralajmëroi se në seancën e sotme qeveritare ligji duhet të miratohet, dhe të dërgohet në procedurë kuvendore, ku nevojitet shumicë prej të dy tretave që të aprovohet. Ky ligj, si edhe Komisioni për Antikorrupsion, tha Osmani pas takimit me kryetaren e Komisionit, Biljana Ivanovska, duhet të jenë dy sukseset kryesore në vigjilje të rekomandimit të BE-së.
“Ne si Qeveri i kemi 68 deputetë, kështu që presim të marrim mbështetje edhe prej partive të tjera politike që t’i kemi të paktën 80 deputetë. Vlerësoj se nuk ka parti politike e cila nuk angazhohet për luftë kundër korrupsionit. Nuk ka parti politike e cila dëshiron që të mos marrim datë në qershor dhe pres se siç e sollën Ligjin për luftë kundër korrupsionit, të arrijmë konsensus edhe në pjesën e ligjit për prokurori pasi këto dy ligje janë shtyllat e politikës antikorruptuese dhe shtetit ligjor”, tha Osmani.
Ai shtoi se nëse nuk ka sukses në angazhimet që të merret rekomandimi dhe data për negociata, do të jetë josukses jo vetëm i Qeverisë, por edhe i shtetit.
Lidhur me përgjegjësinë tek funksionarët e BDI-së për rastet me nepotizmin, Osmani tha se partia jep mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmin dhe do të presin vendim prej KSHPK për të përcaktuar nëse ka pasur ndikim gjatë punësimit të familjarëve të funksionarëve të tyre.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është joselektive. Ne shumë investuam që të pengohemi në gurë të vegjël para se të arrijmë para dyerve të BE-së”, tha zëvendëskryeministri.
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Ivanovska tha se kanë kërkuar ndihmë nga SÇE për hapësira të reja për funksionimin e komisionit për antikorrupsion.
Paralajmëroi se shumë shpejtë do të dalin me informacionet e para për raste të hapura, dhe me këtë rast ju bëri thirrje të gjitha institucioneve, veçanërisht inspektorateve, të cilat kanë kompetencë nga kjo sferë të kyçen në luftën kundër korrupsionit.