Shkup, 8 shtator – Zëvendësvkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret datë për fillimin e bisedimeve nga Këshilli i BE-së në tetor. Ai për TVM2 ka theksuar se vendi ka dhënë argumente të mjaftueshme në favor të fillimit të bisedimeve në fund të vitit dhe sipas tij, duhet marrë përgjigje për punë që kemi bërë si shtet deri më tani, transmeton Koha.mk
Nëse vendimi sillet kundër pritshmërive tona, kjo do të kishte impakt negativ në vend dhe më gjerë thotë Osmani, sipas të cilit, mosmarrja e datës për bisedime do të krijonte pikë të dobët në stabilitetin rajonal.
“Fillimisht, nuk do kishte zbutje sikur ne mos ti kishim dhënë gjitha argumentet se e meritojmë fillimin e bisedimeve. Kjo është parakusht për cdo zbutje të qëndrimeve për shkak se ata nuk bëjnë komropmise me principet. Meritokracia është principi bazë për lëvizjet para në BE…Momementi i dytë është konteksti rajonal dhe pasojta që mund të ketë për rajonin vendimi për apo kundër nesh. Unë jam i bindur se asnjë qendër politike botërore nuk mund t’i qaset problemit Kosovë-Serbi pa dhënë mesazh për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
Osmani shpreson se deri në tetor do të mbyllen problemet politike, përfshirë edhe çështjen e Prokurorisë Themelore Publike.
“Për shkak se shumë vende anëtare e kanë rëndësi të vecantë rrumbullkasimin e këtij procesi ose miratimit e ligjit para vendimit të madh të tetorit , unë mendoj se faktorët politik e kuptojnë rëndësinë e momentit dhe duke pasparasysh se dallimet nuk janë edhe aq të pakapërcyeshme , jam optimist se në periudhën që vjen do arrihet konsensus për Ligjin për Prokurori Publike”, theksoi Osmani.
Sa i përket rrugëtimit eurointegrues në pako me Shqipërinë, Osmani sqaron se për këtë mundësi vendosin vendet e BE-së, megjithëse sipas tij, ky vendim do të ishte ideale për të dy vendet. (koha.mk)