Shkup, 22 maj – Nesër, 23 maj (e mërkurë), me fillim në ora 10:15, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku mu Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Resurseve Ekonomike, Koço Angjushev, në prani të Euro-ambasadorit Samuel Zhbogar, do të marrin pjesë në promovimin e 10 stacioneve të riparuara hekurudhore në Maqedoni, në linjën e Korridorit 10 Pan Evropian dhe krahut 10-d.
Si pjesë e kampanjës së gjerë promovuese “BE për ty” për promovimin e investimeve të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të pranishmit në fillim do ta vizitojnë stacionin e rinovuar hekurudhor në Veles, më pas në mënyrë simbolike do të udhëtojnë me tren deri tek stacioni hekurudhor në Çashkë, e cila po ashtu është rinovuar me këtë projekt, ku më pas do të vijojnë deklarata për media.