Shkup, 22 janar – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani thotë se ai si avokat i agjendës evropiane të vendit është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse do të vonohet fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe do të thotë komprometim me vetëdije të procesit evropian.
“Në BDI vlon nga dëshira që të ketë zgjedhje, sepse që anketat e brendshme tregojnë se tani është momenti. Por a është interes për shtetin tani të ketë zgjedhje, këtu unë nuk pajtohem. Të shkojmë në zgjedhje në kushte kur presim të fillojmë negociata dhe të vendosim një dinamikë të ratifikimit të Protokollit për në NATO, mendoj se me vetëdije do ta eksperimentojmë procesin dhe nuk kemi ndonjë justifikim para botës pse e bëjmë këtë. Unë jam avokat i agjendës evropiane të shtetit dhe i lus partitë politike të ruajnë këtë interes, edhe pse shoh se në BDI dhe LSDM në pushtet ka forca të cilat për shkak të interesit partiak se do të kenë rezultate të mira, brenda në partitë bëjnë shtypje të ketë zgjedhje nesër. Unë deri në momentin e fundit do të loboj dhe do të bëj thirrje të mos ketë zgjedhje të paktën deri në konferencën e parë ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave”, tha Osmani sonte në emisionin “Top tema” në TV Telma.
Konsideron se zgjedhjet e parakohshme do të thotë defokusim shtesë të shtetit edhe nga agjenda për reforma sepse fokusi do të jetë në formimin e Qeverisë, kryeministër të ri, ministra të rinj, rezultate…dhe, siç tha, do të kalojë afati për fillimin e negociatave.
Nëse VMRO-DPMNE-ja i bojkoton zgjedhjet presidenciale pse nuk do të ketë edhe zgjedhje parlamentare, kjo, sipas Osmanit, e ndryshon fotografinë dhe vetë krizën institucionale për shkak të zgjedhjeve të pasuksesshme presidenciale mundet, siç tha, të jetë më e rëndë dhe më e gjatë sesa zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Konsideroj se opozita nuk do të lejojë t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale.
Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve Osmani tha se ka hyrë në fuqi dhe institucionet e zbatojnë në pajtim me kushtet të cilat i kanë.
“Ka dispozita të caktuara kalimtare në kuptim të përgatitjes së institucioneve me infrastrukturë teknike dhe njerëzore që të munden ta zbatojnë dhe të harmonizohen ligjet në pajtim me këtë ligj bazik. Megjithatë, ka një nen në ligj i vili thotë derisa nuk harmonizohen, vlejnë premisat e këtij ligji, ashtu që absolutisht është në fuqi nga 14 janari”, shtoi Osmani.
Pret mbështetje logjistike dhe financiare të vendeve dhe organizatave të cilat e kanë dygjuhësinë apo shumëgjuhësinë si koncept dhe për këtë do të ketë konferencë donatore. Në këtë mënyrë, shtoi, ata do të ndihmojnë për integrimin e komuniteteve. “Sepse ne Ligjin për gjuhët e shohim si mekanizëm për afrimin dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me shtetin, ndërsa atëherë keni edhe lojaliltet dhe integrim, tha zëvendëskryeministri Osmani në emisionin e “Top tema”.