Shkup, 19 shkurt – Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka rëndësi fundamentale për suksesin e procesit, ka theksuar zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osman në takimin e sotëm me ambasadorin francez në vend Kristian Timonie.
Nga SÇE informojnë se takimi u mbajt në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.me rastin e nënshkrimit të letrës, me të cilën, eksperti teknik nga Republika e Francës Fransoa Lafond bëhet pjesë formale e ekipit të Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Osmani ka falënderuar për mbështetjen e sinqertë të Francës për Republikën e Maqedonisë, duke potencuar rolin e saj, si një vend i rëndësishëm anëtar i Bashkimit Evropian, në përforcimin e politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Osmani, siç shtohet në kumtesën nga SÇE, i është referuar edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet të cilat i përmban Strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, duke potencuar se e njëjta paraqet njërën ndër iniciativave më të rëndësishëm të Komisionit për këtë rajon, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë tregon se BE kthen fokusin e vetë në rajon, ndërkaq procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor – sërish ngjitet lart në agjendën e Bashkimit Evropian.
“Strategjinë e valorizoi progresi që Qeveria arriti në periudhën e kaluar, si dhe hapi mundësi të mëdha për perspektivat tona evropiane në periudhën që vjen, për suksesin e të cilit pres kontribut edhe nga z. Fransoa Oland”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Osmani.