Shkup, 28 tetor – Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është korniza për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve midis të dyja vendeve, çështjet duhet të hapen, e jo të mbesin nën tapet, me ç’rast duhet të ketë ndjeshmëri për të dyja palët.
Këtë e deklaroi sot shefi i diplomacisë Bujar osmani, i cili sot kishte mëngjes pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë Angel Andellov dhe ambasadoren gjermane Anke Holshtajn, vendi i së cilës është kryesues aktual me Bashkimin Evropian, si pjesë e aktiviteteve me Bashkimin Evropian, si pjesë të aktiviteteve në korniza të Bashkëkryesimit të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.
“Kemi kornizë, e cila është nënshkruar në vitin 2017 dhe ajo i definon instrumentet si t’i tejkalojmë të gjitha dallimet të cilat ekzistojnë. Mendoj se nuk duhet të ketë rezerva lidhur në atë që të bisedohet me miq dhe me fqinj për të gjitha çështjet të cilat mendojmë se i prekin të dyja shtetet dhe dy shoqëritë”, tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Thotë Marrëveshja nuk paragjykon se do të gjendet zgjidhje e përbashkët për çdo çështje, por megjithatë qasja është që të bisedohet për të gjitha dilemat.
“Mendoj se vendosja e çështjes nën tapet, nuk bën që ato të zhduken vetvetiu, por vetëm i bën më të mëdha, i akumulon dhe i bën më të vështira për zgjidhje në të ardhmen. Absolutisht i hapur, duke i shprehur në mënyrë miqësore punët e ndjeshme nga ana jonë lidhur me çështjet e hapura, por duke i dëgjuar edhe duke qëndruar të hapur dhe të ndjeshëm për palën bullgare për të gjitha çështjet, mendoj se më lehtë do të vijmë deri në mirëkuptim të përbashkët për gjithçka që ndikon në marrëdhëniet. Unë jam optimist. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kontributin të cilin e kemi në këtë proces, për rëndësinë e procesit dhe faktin se prioritet strategjik për të dyja shtetet është që rajoni të lëvizë drejt BE-së”, tha Osmani.
Thotë me Bullgarinë bisedohet në bazë ditore lidhur me të gjitha mospajtimet dhe përmendi se nuk dëshiron të hyjë në detaje për ato kontakte, sepse duhet t’u lihet hapësirë grupeve të punës të vazhdojnë me bisedimet.
Shefi i diplomacisë theksoi se Marrëveshja nuk paraqet akt të njëanshëm, funksioni i së cilës përfundon me momentin e nënshkrimit, por kornizë në të cilën duhet të zgjidhen dallimet.
“Kjo do të thotë se nëse gjatë implementimit ka pasur pritje të ndryshme apo pikëpamje të ndryshme lidhur me dinamikën e implementimit, mendoj se duhet të ulemi dhe në këtë kornizë të bisedojmë. Ky është roli i Marrëveshjes”, tha Osmani, duke theksuar se Marrëveshja nuk do të thotë zgjidhje vetvetiu, por një mundësi për udhëheqjen e bisedimeve të sinqerta me fqinjët.
“Mendoj se kjo është qasja e re, kjo është fryma evropiane dhe besoni se do të jetë shumë më e dobishme për të gjithë ne në krahasim me periudhën para Marrëveshjes, e as nuk kishte përparim për ndonjë çështje.
Lidhur me deklaratën e eurodeputetit Andrej Kovaçev se nuk është e mjaftueshme që vendi vetëm të pranojë se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë dhe se nuk është mëkat nëse negociatat me BE-në i fillojmë për gjashtë muaj, Osmani u përgjigj se mendon se nuk duhet të censurohen deklaratat e politikanëve, bartësve të funksioneve, por është me rëndësi ajo që ekziston komunikim midis të dyja vendeve.
Ai shtoi se Procesi i Berlinit duhet të shfrytëzohet për thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve, por edhe rolin e të dyja vendeve si bashkëkryesues në momentin e kanë në rajon. Shefi i diplomacisë theksoi se Bullgaria është sponsor serioz i agjendës evropiane të rajonit, ndërsa samiti në Sofje ka qenë jashtëzakonisht hap i rëndësishëm në agjendën evropiane të rajonit.