Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili gjendet për vizitë në Bruksel në takim me komisarin Johanes Han dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, në bisedë për MIA-n thotë se Marrëveshja e Prespës sjell inkluzivitet më të madh etnik dhe se anëtarësimi në NATO është çështja më e rëndësishme etnike për shqiptarët.
Osmani është i bindur se shumica e dy të tretave do të rritet deri nga mesi i janarit, kur duhet të përfundojë votimi për ndryshimet kushtetuese, por se procesi, në Maqedoni dhe në Greqi do të zhvillohet nëpër rrugë jo të lehtë.
Zëvendëskryeministri në bisedë foli edhe për dobësitë reformuese të Maqedonisë në kapitullin 24, për të cilin sot në Bruksel filloi skriningu përgatitës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në kapitullin 24 i kritikon mungesën e luftës kundër krimit financiar dhe kundër terrorizmit.
Cili është shkaku për vizitën tuaj në Bruksel sot?
Takimi punues në Bruksel, mendoj se është i rëndësishëm, së pari për shkak të takimit me eurokomisarin Han, me të cilin duhet të bisedojmë edhe për përparimin që shteti e bën edhe në pjesën e kritereve politike edhe në pjesën e agjendës reformuese. Sot është edhe afati për parashtrimin e kontributit të Republikës së Maqedonisë për progres raportin e ardhshëm. Megjithatë, po ashtu, takim i rëndësishëm me përfaqësuesit e vendeve anëtare të organizuara në KOVEB, ku pata mundësi t’i prezantoj rezultatet e shtetit edhe në pjesën e implementimit të marrëveshjes edhe në pjesën e agjendës reformuese, para së gjithash të planit 18 dhe gjithçka që planifikojmë të bëjmë që ta konfirmojmë datën për fillim të negociatave në qershor.
Sot fillon edhe skriningu përgatitor i kapitullit 24, një nga kritikat kryesore në raportin e kaluar për Maqedoninë në këtë pjesë është mungesa e bashkëpunimit dhe rezultatet në krimin financiar. Njëkohësisht, ish-kryeministri Gruevski i cili është dënuar për krim të tillë nuk mund të gjendet për vuajtjen e dënimit. Si do të reflektojë kjo?
Pikërisht në këtë ditë ka mbledhje për kapitullin 24 ku dhjetëra persona nga drejtësia dhe nga punët e brendshme dëgjojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë e Komisionit Evropian para së gjithash për atë se çka duhet të bëjmë ne në pjesën e zhvendosjes së legjislacionit evropian në pjesën e drejtësisë dhe sigurisë. Mendoj që është mundësi e mirë për administratën që të hyjë më mirë dhe të bëhet gati më mirë për procesin të cilin e kemi përpara. Në lidhje me hetimet financiare, Qeveria ka sjellë strategji për hetimet financiare dhe për konfiskim të pronës. Në bazë të asaj strategjie është bërë plan aksionar. Është e qartë se rezultatet nga e kaluara tregojnë se ose nuk ka pasur vullnet ose nuk ka pasur dituri të mjaftueshme dhe kapacitet se si të bëhen ato hetime, sepse ato janë të ndjeshme dhe të komplikuara. Megjithatë plani aksionar tashmë po jep rezultatet dhe mendoj se numrat tregojnë se për një vit po tejkalohet sasia e pronës dhe mjeteve të cilat janë konfiskuar, i tejkalon për të gjitha vitet e kaluara. A do të thotë kjo se jemi të kënaqur? Jo, jemi në fillim. Në ndërtimin e kapaciteteve dhe në shfaqjen e rezultateve dhe të gjitha këto takime, ky komunikim të cilin e kemi me Brukselin, veçanërisht me ekspertët të cilët ata i dërgojnë, do të mundësojë që të ndërtohen ato kapacitete që të jepen më shumë rezultate.
A rriten konkretisht resurset për policinë financiare, shërbimet sekrete ashtu siç kërkon raporti?
Po, në planin aksionar dhe në strategjinë parashihet gjithçka. Dhe në pjesën e kapaciteteve, të mënyrës, të trajnimit, domethënë është shfaqur dobësi në të gjitha këto elemente në pjesën e hetimeve financiare. Megjithatë nevojitet këtu edhe vullnet i madh politik që të mos vendoset para çfarëdo lloj rezistence ose sfide në këtë rrugë. Por, ju them se rezultatet tregojnë dhe flasin vetë edhe për vullnetin politik dhe tashmë për kapacitetet të cilat janë në ndërtim e sipër. Nuk do të them se jemi komplet të përgatitur për një proces të tillë, megjithatë se fillon, se ka vullnet politik, ka plan, ka strategji, tashmë fillojnë rezultatet e para të cilat i tejkalojnë të gjitha vitet e kaluara. Mendoj se vetëm duhet të vazhdojmë sipas kësaj rruge.
Si është e mundur që nuk dihet se ku është Gruevski?
Nuk i di hollësitë, këtë nuk e ndjek, organet kompetente ndoshta i dinë ato hollësi, kështu që nuk mund të komentoj për këtë pjesë, megjithatë vlerësoj se ligjet duhet të respektohen dhe të njëjtë të jemi para ligjeve pa dallim të asaj se në çfarë pozite ka qenë dikush ose do të jetë.
Nuk druani se kjo mund të reflektohet mbi raportin e ardhshëm të KE-së për progresin?
Të shohim si do të zhvillohet procesi, të mos paragjykojmë, ende është herët, unë nuk kam kurrfarë detajesh.
Kritikë tjetër në kapitullin 24 në raportin e fundit është lufta kundër terrorizmit. Është e dobët, hetimet, aktgjykimet, është e dobët puna mbi parandalimin e radikalizimit dhe deradikalizim të dhunshëm në burgje dhe në komunitetet. Çfarë bën Qeveria në këtë pjesë?
E dini se ka qendër koordinuese kombëtare që punon në këtë temë, hartojnë strategji, plane. Pata disa takime me ta, ka rezultate dhe këtu, Maqedonia është në bashkëpunim të ngushtë me vendet partnere në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm. Kemi folur me atë trup koordinues për mundësinë për ndikim edhe në aspektet sociale të sjellin deri në radikalizëm. Kemi një rrip, në shtet që më shumë prodhon njerëz të përfshirë në ngjarje të tilla dhe e gjithë kjo është e lidhur me ndonjë begraund social, mungesë së kushteve sociale të jetesës, për inkluzivitet të të rinjve, përfshirjen e të rinjve në aktivitetet shoqërore dhe konsideroj se ka plan, duhet të kombinohet jo vetëm në luftën dhe zbulimin dhe parandalimin e të rinjve të cilët janë rekrutë potencialë për vepra të tilla, por shteti të mundësojë kapacitete që t’i përfshijë të rinjtë në rrjedha dhe aktivitete të ndryshme shoqërore që në këtë mënyrë të parandalojë. Kështu bëjmë plan, veçanërisht për këtë rrip ku ka më shumë rekrutë, e quaj master plan dhe e koordinoj për që edhe qendra koordinuese kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe MPB dhe institucione të tjera të përfshihen, megjithatë edhe donatorë. Që të munden vendet e ndryshme anëtare, organizata të kyçen në përmirësimin e kushteve në ato komuna ku shohim se ka potencial më të madh për ekstremizëm.
Sa luftëtarë nga xhihadi janë kthyer në Maqedoni?
Ato të dhëna në MPB do t’ua thonë, megjithatë ne jemi në komunikim të afërt me të gjithë partnerët dhe tregojmë rezultate në atë pjesë. Është me rëndësi të mos lëmë hapësirë por të rekrutohen, krijohen dhe të radikalozohen të rinjtë. Duhet të fokusohemi në atë rrip ku mendojmë se mungesat sociale, rastet shoqërore krijojnë atmosferë për radikalizëm dhe këtu duhet të ndikojmë pozitivisht që t’i parandalojmë.
A ka kontroll mbi atë që predikohet nëpër xhami? A keni bashkëpunim me BFI-në? Xhamitë janë një ndër burimet e radikalizmit….
SÇE këtë e bën, këtë e bën ky trup koordinues. Kam folur me ta për të gjitha aspektet, kanë komunikim me bashkësitë fetare, jo vetëm me një bashkësi fetare, sepse potencial për radikalizëm ka në të gjitha strukturat shoqërore dhe ata janë në komunikim të tillë dhe punojnë në pajtim me praktikat më të mira botërore, dhe rregullat që i kanë. Ankohen edhe ata në mungesë së kapaciteteve, të resurseve njerëzore, por sepse janë të rinj në këtë luftë, Qeveria është e gatshme t’i mbështesë maksimalisht që të tregojnë rezultate.
Të fokusohem në Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese, a është e hapur kutia e Pandorës?
Mendoj se jo, ka ndodhur e kundërta dje është mbyllur. As nuk ishte hapur. Dje u miratua amendamenti i katërt dhe i fundit në komisionin kushtetues sipas Marrëveshjes së Prespës dhe nuk shoh ndonjë shmangie nga ajo që Kuvendi e miratoi më 19 tetor me shumicë prej dy të tretash, mendoj se kjo është rrugë njëkahëshe në të cilën nuk pres sfida më të mëdha, konsideroj se barriera artificiale mentale e cila u krijua me vite në lidhje me këtë çështje u hoq dhe tani hyjmë në një debat më konstruktiv në lidhje me vetë Marrëveshjen dhe pres se ajo shumicë madje edhe të rritet në votimin e ardhshëm.
Rreth vërejtjeve të partive shqiptare për pjesën e kombësisë se duhet të jetë qytetar/shqiptar i RMV-së?
Mendoj se nuk e kuptojnë procesin. Për momentin në pasaportat tona, në pasaportën time në lidhje me shtetësinë shkruan maqedonas. Tani do të shtohet qytetar i Maqedonisë së Veriut. Do të thotë me këtë Marrëveshje procesi bëhet më inkluziv sepse edhe bashkësitë e tjera etnike të cilët nuk janë maqedonas etnik do të përcaktohen si qytetarë të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me kërkesat e tjera mendoj se ka një moskuptim te ato partitë politike më të vogla, që ose janë në anën e naivitetit ose janë rrëmbyer në procesin e prishjes së marrëveshjes. Ndërsa ajo është se ka set të kërkesave politike shqiptare, ndërsa diku në pjesën tjetër është NATO-ja. Do të thotë nuk ka çështje etnike shqiptare më të madhe rreth anëtarësimit në NATO. Edhe BDI-ja e kupton dhe punon në këtë pjesë. Se prioritet i parë është NATO-ja, prioritetet e tjera janë me vlerë të shkallës së dytë për momentin. Kuptohet se ndoshta ka bazë në lidhje me njëzet përqindëshin, por tani nuk është momenti të vështirësohet ky proces. Për atë konsideroj se NATO-ja është nga vlera strategjike edhe për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Është mirë që Marrëveshja Kornizë e Ohrit (MKO) përfshihet në preambulë, jo si kërkesë etnike por e kundërta si kompletim i realitetit në definimin e elementeve konstruktive të shtetit që nuk do të ketë kurrfarë efekti në jetën e përditshme, sepse amendamentet tashmë janë inkorporuar në Kushtetutë që nga viti 2001 dhe ato e japin efektin. Preambula nuk shkakton ligje për dallim nga amendamentet e tjera, preambula vetëm e reflekton dimensionin historik, kronologjik të konstituimit të shtetit dhe ajo e bën procesin më inkluziv dhe i promovon elementet e MKO-së të cilat në tërësi janë parime në interes të të gjithë qytetarëve.
Nga vërejtjet e deputetëve të opozitës për ndryshimet kushtetuese, a prisni të shkaktojnë problem në Greqi, ku janë kritikuar?
Nuk është i lehtë as atje edhe fakti që nuk është i lehtë as këtu, tregon se është kompromis simetrik. Të kishte asimetri më të madhe në vetë kompromisin do të kemi shkallë të ndryshme të reagimeve edhe atje edhe këtu. Shohim rezistencë të ngjashme të opozitave në të dy shtetet që në vetvete flet për simetrinë e Marrëveshjes, që është mirë për qytetarët, na jep ndonjë lloj vetëbesimi neve dhe qytetarëve për vetë procesin. Sipas asaj që e dimë nga Greqia nuk presim atje të rrezikohet procesi edhe nëse nuk do të jetë e lehtë. Si tek ne që nuk ishte e lehtë edhe atje do të jetë njësoj, por jam i bindur se do të arrijë sukses.