Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor, Bujar Osmani, skriningun e sotëm të parë përgatitor e quajti ditë historike dhe porositi se Maqedonia, duke pasur parasysh përvojën e vet, shumë shpejtë mund t’i arrijë fillestarët që tashmë negociojnë – Malin e Zi dhe Serbinë. “Këtë vit Komisioni evropian dha mesataren për gjithçka që është bërë nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: Maqedonia është në vendin e parë me Malin e Zi në pjesën e transponimit të legjislaturës evropiane. Ne nuk kemi filluar negociata, ndërkaq tashmë jemi në vend të parë, që do të thotë se kur të hyjmë me konferencën e parë ndërqeveritare (fillimi i negociatave me BE-në, v.j.) dhe respektohet parimi i regatës (secili sipas meritës, v.j.), pa kushtëzime shtesë, që konsideroj se nuk do të ketë sepse i mbyllëm çështjet politike, unë konsideroj se shumë shpejtë do të jemi të parët në proces”, vlerësoi Osmani. Për shefin e ekipin negociues të Maqedonisë, sfidë kryesore për Maqedoninë do të jetë implementimi i kornizës ligjore, të ndryshohet mentaliteti dhe të respektohet fryma e ligjeve të cilat do të sillen.
Siç lajmëroi korerspondentja e MIA-s nga Brukseli, Osmani pret në vjeshtën e vitit 2019 Maqedonia ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, që formalisht e shënon fillimin e negociatave me BE-në. Deri atëherë, ekspertët e Maqedonisë dhe negociues të cilët tërë vitin do të udhëtojnë në relacionin Shkup – Bruksel do të realizojnë gjithsejt 70 vizita në Komisionin evropian, gjatë të cilave do të jenë në rol të dëgjuesve, si sot. “Sot e dëgjojmë akiton (legjislaturën evropiane, v.j.), kthehemi në shtëpi, bëjmë llogari deri ku jemi ne, e përcaktojmë hendekun të cilin duhet ta mbushim dhe me atë e parashikojmë planin e aksionit se si ta mbushim hendekun. Nga ajo se ku jemi deri ku duhet të arrijmë”, sqaron Osmani. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot në mëngjes në fjalimin e tij kërkoi edhe mjete shtesë evropiane për lëvizje të procesit reformues në Maqedoni dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian t’i përmbahet parimit të “regatës”, përkatësisht të vlerësimit të secilit vend sipas meritave të veta.
“Parimi i regatës është më stimuluesi, e jep nxitjen më të mirë për shtetet që të punojnë mundimshëm nëse shohin se nga ajo kanë rezultate, ndërkaq që nuk lidhen në pako. Shoh se edhe Shqipëria shkon mirë në atë proces, nuk shoh se do të frenohemi njëra me tjetrën, por përkundrazi, bashkëpunojmë, këmbejmë përvoja”, tha Osmani. I pyetur për atë nëse Shqipëria nuk do të ishte në pako me Maqedoninë në këshillin e qershorit kur u ndanë datat e kushtëzuara për negociata të të dy vendeve, Maqedonia do të merrte datë të pastër, Osmani mohon. Atëherë, disa diplomatë në Bruksel cekën se për shkak të, mes tjerash, numrit të lartë të kërkuesve të azilit nga Shqipëria në vendet e BE-së, Franca ka pasur rezerva më të mëdha ndaj Tiranës se sa ndaj Shkupit. “Ato tashmë janë pyetje hipotetike”, porositi Osmani. Ai konsideron se porositë për ndarje të vendeve për shkak të disa arsyeve mund të kenë reperkusione nëse nuk janë vetëm në bazë të kritereve, por janë qëndrime politike të shteteve të caktuara. “Mund të japin porosi jo të mira në rajon dhe botë se cilat vende favorizohen, cilat jo, konsideroj se i tërë rajoni duhet të ketë perspektivë të barabartë. Vlerësimi i vetëm duhet të jetë përmbushja e kritereve, e jo qëndrimet politike”, deklaroi osmani. Vetëm sipas parimit të regatës, Maqedonia mund ta zë vendin e parë në rajon, konsideron zëvendëskryeministri. “Me rëndësi është që Komisioni evropian ka dhënë kornizë kohore indikative, e ai është viti 2025. Ky është shift në sjelljen e KE-së. Pas Rumanisë dhe Bullgarisë, KE-ja u tërhoq nga dhënia e afateve. Për herë të parë pas 10 viteve jep afate. Nëse respektohet parimi i regatës se secili vend do të arrijë në cak varësisht nga shpejtësia me të cilën shkon, konsideroj se kemi përparësi sepse kemi përvojë të gjatë, ka përvojë të grumbulluar”, tha Osmani për MIA-n.